
Kancelari i Gjermanisë, Scholz ka shuar të gjithë zërat duke pranuar se ka një propozim konkret franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
Në konferencën për media pas përfundimit të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se pret që të ketë rezultate konkrete së shpejti, raporton Gazeta 10.
“Padyshim që duhet të ndodhë një lloj pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë. E vërtetë që kemi propozuar diçka por duhet durim dhe shpresojmë se do të shohim së shpejti rezultate për këtë cështje” ka thënë Kancelari gjerman.
Edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka konfirmuar se propozimi franko-gjerman është përfshirë zyrtarisht në angazhimet evropiane për të arritur ujdi mes Kosovës e Sebrisë./Gazeta10