Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentim vrasje në Lipjan – Policia arreston një person, sekuestron një pistoletë dhe 48 fishekë

Gazeta10
05 August 2026 - 10:40

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur në Lipjan.

Në raportin e saj, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës, përcjell Gazeta Express.

‘’VRASJE NË TENTATIVË

Lipjan / 04.08.2026 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht kishte tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.