
Më shumë njerëz hynë në Mal të Zi fundjavën e kaluar sesa është numri i përgjithshëm i banorëve të vendit.
Kështu ka njoftuar Policia e Malit të Zi, e cila bëri të ditur se gjatë fundjavës së kaluar është regjistruar një fluks jashtëzakonisht i madh i udhëtarëve në pikat kufitare.
Në periudhën nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026, në pikat kufitare të Malit të Zi u regjistruan gjithsej 632.766 udhëtarë dhe 146.147 automjete.
Fluksi më i madh u regjistrua në pikat kufitare Dobrakovo (80.694 kalime), Debeli Brijeg (78.800), Sukobin/Muriqan (72.937), Draçenovac (67.155) dhe Bozhaj (44.283). Ndërkohë, në Aeroportin e Podgoricës u regjistruan 35.823 kalime, në Aeroportin e Tivatit 32.532, ndërsa në Portin e Kotorrit 31.064.
Sipas rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë të vitit 2023, të publikuara nga Enti i Statistikave i Malit të Zi, vendi ka 623.633 banorë.