
Analisti politik, Lulzim Veliu, ka deklaruar në emisionin “Gazeta” se subjektet opozitare duhet të bëjnë ndryshime në qasjen e tyre politike dhe të distancohen nga e kaluara.
Sipas Veliut, ky është momenti i fundit që partitë opozitare të reflektojnë dhe të ndërtojnë një qasje të re politike, duke u fokusuar në kërkesat dhe pritjet e qytetarëve.
Ai ka vlerësuar se zhvillimet aktuale politike kërkojnë një riorganizim dhe një komunikim më të qartë nga subjektet opozitare përballë elektoratit./Gazeta10