Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Korça: “Vjosa Osmani ka luajtur një lojë të dyfishtë që të mbetet presidente”

Gazeta10
05 August 2026 - 19:38

Analisti politik, Burim Korqa, ka deklaruar në emisionin “Gazeta” se Presidentja Vjosa Osmani ka ndjekur një qasje të dyfishtë në situatën aktuale politike, me qëllim të vazhdimit të mandatit në këtë pozitë.

“Zonja Osmani ka luajtur një lojë të dyfishtë në këtë rast, vetëm e vetëm që të mbetet në rolin e presidentes, gjë që mendoj se është e pamundur në këto rrethana në të cilat jemi”, ka thënë Korqa.

Ai ka shtuar se deri më tani ka besuar se do të arrihej një marrëveshje për krijimin e një koalicioni, por zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë ndryshuar situatën.

“Deri sot kam menduar që sigurisht do të arrihet një koalicion, mirëpo sot, me rrethanat që janë krijuar, mendoj se ka shanse të shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar Korqa në emisionin “Gazeta”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.