
Brenda 24 orëve të fundit, 343 shërbime mjekësore janë ofruar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas të dhënave janë realizuar:
Reanimim – 88 pacientë;
Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 46 pacientë;
Trajtime në Emergjencën Internistike – 108 pacientë;
Trajtime në Emergjencën Ortopedike – 72 pacientë;
Shërbime në Sallën e Vogël – 29 pacientë;
Nga rastet e trajtuara sipas natyrës së lëndimeve:
Me armë zjarri 2;
Me armë të ftohta 1;
Persona të përfshirë në përleshje fizike – 4 raste;
Persona të lënduar në aksidente trafiku: 47 raste;
Intoksikime 1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme. Ndërsa janë regjistruar 2 raste të vdekjeve.