Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U kritikua që i referohet si AAK, Kurti thotë se tash e tutje do i referohet si Aleanca: Me rëndësi Gjini të takohet me mua

Gazeta10
06 August 2026 - 15:45

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se tash e tutje, ai do i drejtohet partisë Aleanca me këtë emër, e jo si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, siç e kishte në të kaluarën.

Më tej, Kurti, drejtuar gazetarëve, ka thënë se ai ‘’shpreson’’ që kur t’i drejtohet kësaj partie me emrin Aleanca, s’do të pyetet se për çfarë aleance e ka fjalën.

‘’Do t’i them Aleanca tash e tutje, shpresoj herën e ardhshme nuk do të më pyetni çfarë aleance, sepse në fjalën aleancë e kemi vazhdimisht në fjalorin tonë politik për shkak të aleatëve tanë ndërkombëtarë, për shkak të Aleancës Veri-Atlantike e kështu me radhë. Por unë nuk besoj që Aleanca nuk është për Ardhmëri dhe nuk është për Kosovë. Por mbi të gjitha nuk mendoj që kjo është thelbësore, thelbësore është që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini të takohet me mua’’, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.