Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Ta zgjedhim kryeparlamentarin, pastaj bisedimet politike – s’kemi nevojë për kriza të reja

Gazeta10
06 August 2026 - 19:09

Kur kanë mbetur edhe rreth 30 orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që të procedohet menjëherë me zgjedhjet e kryetarit të parlamentit, dhe më pastaj të vazhdohet me bisedimet politike për formimin e institucioneve tjera.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, por duke respektuar Kushtetutën

“Rruga është e qartë: ta zgjedhim Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit. Më pas, bisedimet politike le të vazhdojnë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta – me afatet për formimin e Qeverisë dhe, në kohën e duhur, për zgjedhjen e Presidentit”.

“Shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, por duke respektuar Kushtetutën. Sot kërkohet përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, por për institucione funksionale dhe lidership që e vendos interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër”, shkroi Gashi.

Deputeti i LDK-së tha se Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional, “e aq më pak të krijojë precedent që afatet kushtetuese mund të shtyhen pa fund”.

Kuvendi i Kosovës u mblodh paraditen e sotme për të konstituuar legjislaturën XI. Mirëpo, pas pak orësh, kryeministri në detyrë, deputeti Albin Kurti, kërkoi që seanca të ndërpritet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.