
Rrustem Mustafa nga PDK-ja, ka shkruar në Facebook se partia duhet të marrë një rol vendimtar për një qeveri normale.
Ai tha se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale.
Tutje, sipas tij PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re.
Postimi i plotë:
Koha për përgjegjësi politike: PDK, roli vendimtar për një qeveri normale
Pas zgjedhjeve, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale. Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë.
PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik.
Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme.
Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën.
Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror.