Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla reagon pas supendimit të Drejtorit të Policisë në Veri

Gazeta10
03 November 2022 - 16:57

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas suspendimit të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se nuk do të lejojnë asnjë veprim që cënon sundimin e ligjit dhe krijmin e ambientit të sigurt në Kosovë, transmeton Gazeta10.

“Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij.”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.