
Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje në seancën e djeshme konstituive, Kurti ka ftuar ndaras në takime përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës, me synim gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Takimet janë paraparë të zhvillohen gjatë pasdites së 7 gushtit, vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së 11-të.
Sipas informacioneve të deritanishme, pritet të zhvillohet takimi me përfaqësuesit e LDK-së, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje lidhur me bisedimet.
Mbetet të shihet nëse këto konsultime do të rezultojnë me një marrëveshje që do t’i hapte rrugë vazhdimit të seancës konstituive dhe përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues./Gazeta10