Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruda i PDK-së: Shkelje e plotë e Kushtetuses

Gazeta10
07 August 2026 - 19:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Perparim Gruda, ka reaguar lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues.

Ai theksoi se ekziston një aktgjykim dhe një nen i qartë që obligon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, afat i cili sipas tij nuk është respektuar.

“Ju e dini që ka një aktgjykim dhe një nen që kërkon që Konstituimi i Kuvendit të Kosovës të bëhet brenda 30 ditëve, nuk është respektuar ky afat, sonte po përmbyset rendi kushtetues”, deklaroi Gruda.

Sipas tij, mosrespektimi i këtij afati përbën shkelje serioze të rendit kushtetues dhe rrezikon funksionimin demokratik të institucioneve në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.