Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spanja kërcënon me masa ndaj Italisë nëse nuk hiqen kontrollet kufitare për udhëtarët

Gazeta10
07 August 2026 - 17:28

Spanja ka paralajmëruar të premten se do të vendosë masa reciproke ndaj udhëtarëve nga Italia, nëse Roma nuk heq deri të dielën kontrollet kufitare të vendosura javën e kaluar ndaj hyrjeve nga Spanja.

Qeveria spanjolle e ka cilësuar vendimin e Italisë për rikthimin e kontrolleve në kufi si “të pajustifikuar, në kundërshtim me interesat e Bashkimit Evropian dhe diskriminues ndaj qytetarëve spanjollë”.

Italia vendosi pjesërisht të pezullojë rregullat e lëvizjes së lirë të zonës Schengen me Spanjën pas një fluksi të madh migrantësh drejt enklavës spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut. Roma argumentoi se masa ishte e nevojshme për të parandaluar që migrantët që hynë në Ceuta të vazhdonin udhëtimin drejt Italisë, shkruan Reuters.

“Që nëse nuk hiqen kontrollet para së dielës, 9 gusht, Spanja do të detyrohet të marrë masa proporcionale për të mbrojtur interesat dhe dinjitetin e qytetarëve të saj”, tha qeveria spanjolle.

Autoritetet spanjolle i kanë hedhur poshtë argumentet e Italisë, duke i cilësuar si “të pabaza”, pasi sipas Madridit migrantët që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Ceuta nuk mund të kenë qasje në zonën Schengen. Spanja ka bërë të ditur gjithashtu se shumica e tyre tashmë janë larguar nga enklava dhe janë kthyer në Marok.

Sipas të dhënave të raportuara, rreth 80 migrantë humbën jetën gjatë përpjekjeve të dhjetëra mijëra personave për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.