Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Adelina Ismaili teksa flet nën emocione, kujton se çka i kishte thënë – ish presidenti Rugova

Gazeta10
07 August 2026 - 21:53

Këngëtarja Adelina Ismaili në emisionin “Primer Vera” ka ndarë një kujtim nga një takim me ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke treguar se fjalët e tij i kanë mbetur gjatë në mendje.

“Po e tregojë një moment me ish-presidentin Rugova. Kur kesh në vizitë më tha: ‘Je bo shumë e egër’. Kurrë në jetë nuk e harroj, ma shumë marre nuk e di a më ka ardhur ndonjëherë. Masi u ula më tha: ‘Po më pëlqen shumë’. Fjalët e tij tjera që më kanë mbetur në mendje janë se duhet me sakrifiku për liri dhe demokraci”, tha Ismaili.

Ajo tha se ai takim dhe mesazhet e Rugovës kanë lënë një përshtypje të veçantë tek ajo, veçanërisht këshilla për sakrificën në emër të lirisë dhe demokracisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.