Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri

Gazeta10
10 August 2026 - 20:16

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, është deklaruar për pranimin e një pacienti të plagosur me armë zjarri.

Në njoftimin e Spitalit, thuhet se; “sot rreth orës 16:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është sjellë një pacient i plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës.

Pacienti është i shtrirë në spital për trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:10 në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha:

“Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”.

Sipas saj, “njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.