Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avioni përplaset me zogj gjatë ngritjes, flakët përfshijnë motorin

Gazeta10
11 August 2026 - 10:46

Një avion Boeing 737 i kompanisë amerikane të aviacionit u përplas me zogj pak pasi nisi ngritjen nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, duke shkaktuar flakë në një prej motorëve.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas nisjes së avionit. Pamjet e publikuara mëngjesin e hershëm të së martës sipas orës tonë lokale në rrjete sociale, tregojnë flakë dhe shkëndija që dalin nga motori i avionit pas përplasjes me zogjtë.

Avioni u kthye për të kryer një ulje emergjente në aeroportin e Myrtle Beach, shkruan CNN. Boeing 737-800 u ul në mënyrë të sigurt, pa incidente të tjera të raportuara.

Sipas CBC Evening News, në bord ishin 172 persona, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar

Ndryshe, përplasjet mes avionëve dhe zogjve, të njohura si “bird strikes”, mund të shkaktojnë dëmtime në motorë, veçanërisht gjatë ngritjes dhe uljes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.