Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në Krujë, prokuroria urdhëron lirimin e të moshuarit: Nuk ka asnjë provë

Gazeta10
11 August 2026 - 11:47

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Qemal Berhamit, të moshuarit, që u ndalua nga policia si shkaktar i dyshuar i zjarrit në Krujë, që rrezikoi banesat dhe bizneset në disa lagje të qytetit.

Siç raporton Top Channel, prokuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 74-vjeçarit, duke e cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm.

Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk ka prova që e implikojnë të moshuarin në shkaktimin e zjarrit. Gjithashtu, sipas Prokurorisë, ndalimi është kryer pa u njoftuar organi i akuzës.

Prokuroria vlerëson se të dhënat e mbledhura kanë qenë kontradiktore dhe nuk kanë ofruar elemente që të implikonin të moshuarin në zjarrvënie. Në fashikuj theksohet gjithashtu se Berhami ka qenë bashkëpunues me autoritetet.

Pavarësisht lirimit, hetimet për zjarrin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.