Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKShPK-ja apelon qytetarët: Mbrohuni nga malaria, kujdes nga pickimet e mushkonjave

Gazeta10
11 August 2026 - 11:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes nga malaria dhe të marrin masa parandaluese ndaj pickimeve të mushkonjave.

IKShPK-ja ka këshilluar qytetarët që para udhëtimit të informohen për rrezikun nga malaria, ndërsa gjatë qëndrimit në zona me rrezik të përdorin masa mbrojtëse dhe të kërkojnë këshillë mjekësore nëse është e nevojshme.

Sipas rekomandimeve, qytetarët duhet të përdorin preparate kundër mushkonjave, të veshin rroba me mëngë e pantallona të gjata, veçanërisht gjatë natës, si dhe të flenë në rrjeta kundër mushkonjave.

IKShPK-ja ka theksuar se simptomat e malaries mund të shfaqen edhe pas udhëtimit, përfshirë temperaturën dhe ethet, të dridhurat, dhimbjen e kokës, lodhjen dhe dobësinë.

“Për një shëndet më të sigurt – informohuni, parandaloni dhe veproni me kohë”, thuhet në apelin e IKShPK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.