Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Ka me u përgjigj për këtë’ – Sadiku me porosi për Kurtin

Gazeta10
11 August 2026 - 12:33

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i LVV-së Albin Kurti, do të përgjigjet për situatën e krijuar në vend.

Sipas tij, kjo është kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës.

“Certifikimi i zgjedhjeve është kryer më 8 korrik. Ne që jemi zgjedhur deputetë me votën e popullit, nuk po lejohemi të punojmë. Nuk po lejohemi të merremi me ligje, komisione, zhvillim dhe problemet reale të qytetarëve. Ndërkohë, Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie. Kjo është kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës. Kurti ka me u përgjigj për këtë”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.