
Një grup qytetarësh në Tiranë kanë dalë në “Sheshin Skënderbej”, në mbështetje të të moshuarës e cila u sulmua fizikisht nga infermieret në një azil në Pejë.
Qytetarët kanë shkruar disa pankarta për të shpërndarë mesazhe kundër dhunës dhe për tu solidarizuar me të moshuarën, transmeton Gazeta10.
“Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës”, janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët.
Ngjarja në Pejë ka tronditur mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri./Gazeta10