
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se seanca e Kuvendit duhet të thirret vetëm pasi të arrihet një marrëveshje politike mes partive, raporton Gazeta10.
Qorrolli ka thënë se thirrja e seancës pa një marrëveshje politike do ta çonte vendin automatikisht drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat, sipas tij, janë të panevojshme.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje tashmë e kemi bërë të qartë që seanca do të thirret vetëm atëherë kur ka marrëveshje politike, sepse thirrja e seancës pa marrëveshje politike nënkupton që Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat janë të panevojshme”, tha Qorrolli./Gazeta10