Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sulmi ndaj të moshuarës në Pejë, nga një muaj paraburgim për tri infermieret

Gazeta10
03 November 2022 - 20:20

Prokuroria Themelore e Pejës lidhur me rastin e sulmit ndaj Minirie Nurës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ka marrë vendimin që tri infermierët e përfshira në pamjet e publikuara të ndalohen në paraburgim me nga një muaj.

Infermieret e ndaluara janë, Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.

Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihej infermierja Pelaj duke e goditur me shpulakë e shqelma të moshuarën.

“03 Nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar
kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të
pandehurave A.P, A.R dhe R.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje
kishin për të kryer veprën penale sulmi nga neni 184 par.3 nënpar.3.1 lidhur me nenin 31 të KPRKsë.
Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi
që gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për
caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të
njejtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë
dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i
ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur
vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të
dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende”, thuhet më tej në njoftim.

“Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se me lënien e të pandehurave në liri ekziston rreziku i përsëritjes së
veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe
rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, shkallën e lartë të pjesëmarrjes së të pandehurave, si
dhe faktin se në mediat e vendit qarkullon edhe lajmi se dëshmitarja e cila ka shpërndarë videon me
përmbajtje të veprimeve të të pandehurave ka pranuar mesazhe kërcënuese, që në këtë fazë
dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose personat e shtyrë nga to. Andaj, duke u bazuar në
rrethanat e rastit konkret, gjykata ka arritur në përfundim se në këtë fazë të procedurës është i
nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit për të tri të pandehurat me qëllim të pengimit të
përsëritjes së veprës penale, kryerjes së ndonjë vepre të re penale apo ndikimit në dëshmitar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pejës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.