Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensionet në Kuvend, Hamza: Parlamenti s’është pronë e Kurtit e as e VV-së

Gazeta10
12 August 2026 - 13:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar për bllokadën institucionale, duke thënë se Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit e as e Vetëvendosjes.

Hamza, ka deklaruar edhe se, VV’ja duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e Kuvendit dhe se, Kurti po e zvarrit procesin, pasi që, siç ka deklaruar i pari i PDK’së, konstituimi i kuvendit tani, ia prish kalkulimit politike të parit të VV-së.

‘’Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit’’, ka thënë Hamza.

Postimi:

Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt.

Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë.

Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit.

Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.

Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë.

Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.