Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Korqa: Thirrjet për “vëllavrasje” janë të tmerrshme, partitë duhet t’i thërrasin mendjes

Gazeta10
12 August 2026 - 19:00

Përplasjet e sotme politike në Kuvendin e Kosovës dhe gjuha e përdorur nga akterët politikë po cilësohen  shqetësuese nga komentatori politik Burim Korqa.

I ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal 10, Korqa tha se situata është përshkallëzuar deri në atë pikë sa janë dëgjuar edhe thirrje për “vëllavrasje”, duke e cilësuar këtë si një zhvillim tejet të rrezikshëm për shoqërinë.

“Kemi edhe thirrje për vëllavrasje, kjo është shumë e tmerrshme. Mendoj që ndoshta mentaliteti, niveli i edukimit e ndoshta niveli i vetëdijes së personave të caktuar e ka bërë këtë, sepse ne si shoqëri nuk mendoj se jemi të tillë. Jemi më të butë e më të mirë dhe besoj që këto skena në të ardhmen s’përsëriten”, tha ai.

Sipas tij, përgjegjësia për situatën nuk mund t’i atribuohet vetëm një pale, pasi, siç u shpreh ai, janë një sërë rrethanash që kanë çuar në përshkallëzimin e gjuhës dhe përplasjeve politike.

Korqa u bëri thirrje partive politike që të reflektojnë dhe të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve.

“Partitë politike, duke filluar prej VV-së, e cila fitoi më së shumti vota, PDK-së, LDK-së e Aleancës, duhet të bashkohen e t’i thërrasin mendjes”, deklaroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.