Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Xuxi: “Nuk pata hajër nga muzika, siç e prita pas Big Brother-it”

Gazeta10
12 August 2026 - 20:44

Naim Bonjaku, i njohur për publikun si Xuxi, ka folur hapur për rrugëtimin e tij në muzikë dhe pritshmëritë që kishte pas daljes nga Big Brother.

Gjatë emisionit “Prime Verë” në Kanal 10, Xuxi u shpreh se, pavarësisht pritshmërive të tij, muzika nuk i solli rezultatet që kishte shpresuar pas përfundimit të reality show-t.

“Nuk pata hajër nga muzika, siç e prita pas Big Brother-it”, deklaroi Xuxi, duke folur me sinqeritet për eksperiencën e tij.

Ai la të kuptohet se pas përfundimit të Big Brother-it kishte menduar se do të kishte më shumë mundësi dhe sukses në muzikë, por realiteti rezultoi ndryshe nga pritshmëritë.

Deklarata e Xuxit u bë pjesë e bisedës në studio, ku ai ndau edhe më shumë nga përvoja e tij pas përfundimit të formatit televiziv./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.