
Gazetarja e Kanal 10, Sara Shehu ka sjellë detaje nga Deçani ku një i moshuar 84-vjeçar dyshohet se i zhveshur dhe i mavijosur është gjetur i shtrirë në tokë.
Ajo ka deklaruar se rasti ka ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit.
“Pas lëndimeve të rënda trupore që ka marrë i moshuari është dërguar në QKUK”, tha ajo.
Gjithnjë sipas raportimit që sjell gazetarja, i moshuari ka qenë duke jetuar i vetëm në gjendje jo të mirë materiale, e ku rastin tashmë është duke e hetuar Policia.
Për më shumë shikone videon e plotë./ GAZETA10