Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive” – Erjon Vishkulli reagon nga Italia para operacionit në sy

Gazeta10
27 October 2026 - 11:11

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, ka reaguar para operacionit të kryer në Itali.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli shkruan: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, ndërsa me duar bënte shqiponjën dykrenare.

Në një reagim ai thotë se doktorët i kanë dhënë shumë shpresa se operacioni do të shkojë me sukses.

Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos 28-vjeçari.

Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe ajo e 28-vjeçarit.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.