Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, u gjetën parregullsi në sigurinë e punëtorëve

Gazeta10
27 October 2026 - 10:23

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në këtë objekt janë evidentuar mangësi në marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe zbatimin e masave të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të kushteve të sigurta në vendet e punës.

“Të drejtat e punës nuk janë privilegj!”, thuhet në mesazhin e Inspektoratit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.