
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 20:30.
“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, mashkull kosovar.”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.