Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gazeta10
27 October 2026 - 9:47

Shefi i Grupit Parlament të Aleancës, besnik Tahiri, ka treguar se kush duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ai ka vlerësuar se vrasja e Arlinda Zekajt ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale dhe të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe te ju kërkohet llogari për këtë rast.

“Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë kaluar një natë të qetë. Edhe unë, mëngjesin e sotëm, jam zgjuar me dhimbje të madhe përballë një fenomeni që përbën plagën më të rëndë të shoqërisë sonë. E thashë dje dhe vazhdoj të insistoj, vrasja e Arlinda Zekajt, ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale. Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale dhe të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe te ju kërkohet llogari kur mosveprimi i tyre na çon drejt tragjedive të tilla. Betejën kundër dhunës në familje nuk duhet ta ndalim. Duhet të flasim, të kërkojmë përgjegjësi dhe të ecim përpara me vendosmëri”, ka shkruar ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.