Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Albulena Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ja takimet që e presin në Shkup

Gazeta10
27 October 2026 - 8:55

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në kuadër të vizitës, Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me kryetarin Gashi, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski.

Sipas njoftimit ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.