
Naim Bonjaku, i njohur si Xuxi, ka zbuluar një detaj interesant rreth planeve të tij muzikore gjatë emisionit “Prime Verë” në Kanal 10.
Duke folur për projektet e tij të ardhshme, Xuxi përmendi edhe mundësinë e një bashkëpunimi me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri.
Edhe pse një datë konkrete për publikimin e një dueti nuk është bërë e ditur, Xuxi tregoi se një bashkëpunim mes dy artistëve është në konsideratë, duke lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen ata të sjellin një projekt të përbashkët muzikor.
Kështu, fansat e të dy artistëve mund të presin me interes nëse ideja do të konkretizohet, pasi një duet mes Xuxit dhe Dafinës do të ishte një kombinim mjaft interesant në skenën muzikore./Gazeta10