
Komentatori politik, Fidan Rama ka deklaruar se Gjermania dhe Franca në Samitin e Berlinit i dhanë një orientim të ri dialogut Kosovë-Serbi.
Rama në Politiko tha se nga deklaratat e dhëna të kryeministrit Albin Kurti, vërehet një refuzim i draft propozimit franko-gjerman, shkruan Gazeta10.
“Shoh një orientim të ri të këtij procesi, një dhënie kohë palëve. Po e shoh si një orientim të ri, që Gjermania si lidere e këtij plani bashkë me Francën, i dha një lloj afati arritjes së pajtimit për kërë çështje. E dyta ka të bëjë me deklarimet e Kurtit që për mua paraqesin një refuzim të planit franko-gjerman. Kjo pasi Kurti fliste vazhdimisht për një finale. Dhe kjo çka po prezantohet nga palët, nuk është finale por zyrtarisht e quajtur një rrugë përpara se sit ë shkohet tutje”, tha Rama në Politiko. /Gazeta10