
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë nisur për në Kuvend, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Që do të jenë sot përsëri në Kuvend e tha edhe deputetja e kësja aprtie Vlora Çitaku në një konferencë për media para objektit të Qeverisë.
Çitaku ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të rikthehen në Kuvend dhe do ta përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës për ditën e nesërme.
“Sot po ashtu ju njoftoj se do të jem sërish në Kuvendin e Kosovës. Do ta përsërisim kërkesën formale zyrtare për thirrjen e seancës nesër, sikurse do të kemi edhe aktivitete të tjera”, ka deklaruar Çitaku.