Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja

Gazeta10
13 August 2026 - 10:06

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila mëngjesin e sotëm e quajti Albin Kurtin “uzurpator” të Zyrës së Kryeministrit.

“Znj. Çitaku, në zgjedhjet e fundit ju keni marrë 43,980 vota personalisht, ndërsa partia juaj ka marrë 157,892 vota. Kryeministri Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së. Për çfarë uzurpimi po flisni? Populli ka folur qartë. Albin Kurti është kryeministër i vendit”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Çitaku e ka mundësinë të bëhet kryetare e Kuvendit nëse PDK-ja e pranon ofertën e Kurtit.

“Megjithatë, znj. Çitaku ju keni mundësinë të bëheni Kryetare e Kuvendit nëse z.Hamza pranon ofertën e Kryeministrit Kurti”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.