Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E prezantoi si hakmarrje ndaj shqiptarëve, tash Vuçiq thotë se Ibri i duhet Novi Pazarit

Gazeta10
13 August 2026 - 16:47

Projektin e ndërrimit të rrjedhës së lumit Ibëri, që fillimisht e prezantoi si hakmarrje ndaj shqiptarëve të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur ta arsyetojë me ekzistencën e planeve të mëhershme si kërkesë e nevojë të rajonit të Novi Pazarit.

”Është diçka që dikur e pati kërkuar komuna e Novi Pazarit, e kërkoi Këshilli Boshnjak apo një organizatë si ajo, për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël te Ribariqi”, tha sot Vuçiq, të enjten. “Ekziston një dokumentacion paraprak i projektit, por së shpejti, javën tjetër, do të formohet një grup ekspertësh për të parë të gjitha këto dhe për t’u marrë me to”.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi vet Vuçiq e dha lajmin si bombë, duke e cilësuar hakmarrje ndaj dhunës që sipas tij po e përjetojnë serbët që kanë prona rreth liqenit të Ujmanit. Madje ishte shprehur plot mllef se “do ta shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët” pa ujin e Ibrit.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.