Specialisti i Shëndetit Publik – Ekologjisë Humane, Donjet Bislimi, ka thënë se gjatë vitit është shtuar angazhimi në terren dhe janë zgjeruar shërbimet për mbrojtjen e shëndetit publik.
Sipa tij, janë realizuar kontrolle higjieno-sanitare në shkolla dhe institucione shëndetësore në Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri, si dhe është rritur numri i analizave të ujit në këto komuna dhe në komunat veriore.
Po ashtu, Bislimi tha se ka nisur edhe testimi i ushqimit, raporton Gazeta10.
Bislimi ka theksuar edhe bashkëpunimin me institucione të shëndetit publik, pjesëmarrjen në konferenca shkencore dhe kontributin në edukimin e studentëve dhe zhvillimin profesional të kolegëve.
“Shëndeti publik ndërtohet me punë të përditshme dhe politika që parandalimin e vendosin në qendër”, ka deklaruar Bislimi./Gazeta10