Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
04 November 2022 - 7:58

08:30

Mbahet Sesioni i dytë i punës të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit)

09:00

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë bën caktimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

09:40

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

10:00

Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën “Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës”, në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Riinvest, “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) 

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdini, ish-drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill sh.a. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit bën shqyrtimin e raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

14:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.