Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu reagon pasi u refuzua nga PDK dhe AAK: Veprim i pamatur dhe i gabuar – shpresoj të kemi reflektim deri të martën

Gazeta10
16 August 2026 - 11:10

Sipas ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, “çështja e Presidentit është hapi i parë”, për të ecur përpara. E njëjta refuzimin e ftesës nga ana e PDK-së dhe AAK-së e ka cilësuar si veprim të pamatur.

Në një deklaratë, Haxhiu ka thënë; “Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë”.

Sipas saj, tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.