Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes katër automjeteve në Malishevë, vetura del nga rruga dhe godet një zyrtar policor

Gazeta10
16 August 2026 - 22:24

Një aksident mes katër automjeteve ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Një veturë ka dalë nag rruga duke goditur një zyrtar policor, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Po ashtu, edhe katër persona tjerë të lënduar u dërguan për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfimruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 19:40, në rrugën „Ibrahim Mazreku“ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Po ashtu, deri më tani, për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar ai.

Mediumi lokal “Klina.info”, ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.