Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda

Gazeta10
16 August 2026 - 22:29

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.

KEK-u ka bërë të ditur se menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas KEK-ut, për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, për momentin nuk mund të jepen detaje të tjera për aksidentin.

“KEK-u konfirmon se sot, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ka ndodhur një aksident i rëndë në punë, me ç’rast një punonjës ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera. KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.