
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar sot qëndrimin para Qeverisë, duke kërkuar që Albin Kurti të paraqitet në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues.
“Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”, thuhet në mesazhin e PDK-së.
Nga PDK-ja kanë kritikuar Kurtin për, siç shprehen, mbajtjen peng të shtetit dhe institucioneve për kalkulime politike, duke kërkuar që interesi i qytetarëve të vendoset mbi interesat partiake.