Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në KEK

Gazeta10
17 August 2026 - 10:41

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 20:30, pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Gojnovci, 59-vjeçar nga Lismiri i Fushë Kosovës, ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

Aksidenti ka ndodhur derisa ai ishte duke kryer detyrat e punës dhe po lëvizte në zonën e ekskavatorit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, ai ka ndërruar jetë.

Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga 15 nëntori i vitit 1985 dhe për më shumë se katër dekada kishte kontribuar në Korporatë.

KEK-u e ka përshkruar atë si punëtor të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe korrekt, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Për kohën dhe vendin e varrimit, KEK-u ka bërë të ditur se do të njoftojë pasi të përfundojnë procedurat mjeko-ligjore dhe veprimet e organeve kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.