Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut

Gazeta10
17 August 2026 - 11:07

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën rreth orës 15:30.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.