Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti tragjik ku vdiqën dy vëllezërit, Bulliqi: Momente të rënda, u shprehi ngushëllime familjes Matarova

Gazeta10
17 August 2026 - 17:11

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngushëlluar familjen Matarova për vdekjen e dy vëllezërve pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova. Në këto momente të rënda u shprehi ngushëllime familjes Matarova, miqve dhe të afërmve. U prehshin në paqe dhe qofshin të parajsës!”, shkroi Bulliqi në një postim në Facebook.

Sipas raportit të Policisë, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.