Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni bashkë me një automjet

Gazeta10
17 August 2026 - 16:50

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës në Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përmbysur së bashku me një automjet, duke përfunduar në mes të rrugës dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.