
Çmimet e karburanteve në Zvicër janë rritur sërish, ndërsa benzina pa plumb 95 tashmë ka arritur në 1.97 franga për litër.
Sipas ekspertëve, nëse trendi aktual vazhdon, çmimi mund të kalojë së shpejti përsëri kufirin prej 2 frangash për litër, transmeton albinfo.ch.
Rritja lidhet me disa faktorë, mes tyre edhe problemet në transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilat kanë ndikuar në zvogëlimin e sasisë së naftës së papërpunuar që arrin në Evropë.
Situata po ndërlikohet edhe nga thatësira dhe niveli i ulët i ujit në lumin Rin. Kushtet aktuale po vështirësojnë transportin lumor të karburanteve drejt Zvicrës, duke ushtruar presion shtesë mbi furnizimin dhe çmimet.
Nëse këta faktorë vazhdojnë, konsumatorët zviceranë mund të përballen me çmime edhe më të larta të karburanteve në periudhën e ardhshme.