Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dimiq: Vizita e Zelenskyt në Beograd nxori në pah “mjerimin dhe mungesën e moralit” të regjimit të Vuçiqit

Gazeta10
17 August 2026 - 14:24

Vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, javln që shkoi në Beograd, gazetari serb, Radomir Dimiq e ka cilësuar si një ngjarje që, sipas tij, ka nxjerrë në pah problemet dhe kontradiktat e politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Dimiq ka kritikuar ndryshimin e qëndrimit të Beogradit ndaj Ukrainës, duke thënë se Vuçiqi është përballur me pasojat e politikës së tij të jashtme dhe me atë që e cilëson si “gënjeshtrat e veta”.

Sipas gazetarit serb, Vuçiqi për vite me radhë e ka shndërruar Beogradin në “strehë të sigurt për propagandën proruse”, ndërsa tani, sipas Dimiqit, po përpiqet të paraqitet si një faktor paqeje në rajon.

“E ardhmja për të cilën ai flet ndërmjet Ukrainës dhe Serbisë nuk ndërtohet me buzëqeshje të rreme dhe protokolle të imponuara nën presionin e Perëndimit, por mbi solidaritetin e sinqertë, vlerat e përbashkëta dhe bindjen e palëkundur se liria e Evropës është e pamundur pa një Serbi të lirë dhe një Evropë të lirë”, ka thënë Dimiq në një shkrim autorial.

Ai ka akuzuar gjithashtu presidentin serb për mungesë sinqeriteti në përpjekjet për t’u paraqitur si “paqebërës rajonal”, duke përmendur edhe mohimin e krimeve të luftës në Serbi.

Dimiq ka përmendur në reagimin e tij edhe varrezat masive ku janë gjetur mbetje njerëzore, përfshirë shqiptarë, duke pretenduar se për këto raste në Serbi po heshtet.

“Përpjekja e Vuçiqit që brenda natës të paraqitet si paqebërës rajonal, ndërkohë që në shtetin e tij mohohen gjenocidi dhe krimet, si dhe heshtet për varrezat masive të zbuluara së fundmi me shqiptarë në Kaludër dhe Jabukë, është absolutisht e pasinqertë”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, gazetari serb e ka cilësuar Vuçiqin si “aktor dhe autokrat provincial”, duke thënë se, sipas tij, këtë e dinë si qytetarët serbë, ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare.

Vizita e Zelenskyt në Beograd erdhi në kohën kur Serbia po përpiqet të ruajë marrëdhëniet me Moskën, ndërsa njëkohësisht synon të afrohet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin./KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.