Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zogaj i Vushtrrisë do të bëhet me kishë, ceremonia e gurthemelit mblodhi dhjetëra qytetarë

Gazeta10
17 August 2026 - 14:53

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë sot në vënien e gurthemelit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”, në fshatin Zogaj të Vushtrrisë.

Ceremonia e organizuar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës, nisi në orën 13:00.

Aty u tha se vënia e këtij gurthemeli shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin katolik të kësaj zone.

Për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme në fshatin Zogaj, Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se Mesha e Shenjtë dhe ceremonia e pagëzimeve do të mbahen nesër, më 18 gusht, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00./KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.