Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje shokuese për sulmin seksual ndaj të miturës në veturën e Sh.R., të cilit iu caktua 1 muaj paraburgim

Gazeta10
17 August 2026 - 18:05

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulmi seksual” nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se “pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Fitore Daci Krivanjeva, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 16.08.2026, rreth orës 12:40, në rrugën Ferizaj – Gjilan, saktësisht në fshatin “B” i pandehuri për qëllime seksuale e ka prekur të dëmtuarën e mitur të moshës përreth 14 vjeçare, derisa kishin qenë në veturë, në atë mënyrë që e dëmtuara e kishte thirrur të pandehurin me veturë për ta marrë në Ferizaj se kishte qenë te një shoqe e saj për një vizitë dhe rreth orës 23:00, posa kishte hipur në veturën e të pandehurit i njëjti e kishte prekur në pjesë intime, pasi që paraprakisht kishte komunikuar përmes rrjetit social “Snapchat” dhe i kishte thënë “je rrit je bo bukuroshe, duhesh me shku për mis, për fotomodele” e pastaj duke përdor edhe fjalë më banale, e më pas i kishte thënë a po donë birra, a shkojmë me një hotel apo diskotekë se kokshe vesh me fund të shkurt duke vazhduar me fjalë të tjera …., e kur kishte parë një rrezik të tillë e dëmtuara kishte kërkuar nga i pandehuri që të ndalet në “H.P.” kinse për të shkuar në tualet dhe posa kishte hyr brenda në tualet kishte filluar të qaj me zë të lartë dhe kishte arritur të lajmëroj policinë ku edhe i njëjti është arrestuar dhe kishte arritur ti shpëtojë edhe ndonjë sulmi edhe më të rëndë, ku nga veprimet e të pandehurit e dëmtuara kishte pësuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj ku edhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe posedon edhe raporte mjekësore të lëshuara nga Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, “dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.